Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbledhur sot grupin parlamentar të Partisë Socialiste për t'iu përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me projekt-buxhetin e vitit 2014 e shoqëruar nga Paketa Fiskale. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se ky buxhet nuk është si ato bombat me sahat të qeverisë së kaluar ku jo pak herë kanë shkaktuar edhe trazira sociale si ajo e firmave piramidale.