Në Tiranë mund të vdesin vetëm ata që kanë menduar herët për të pronotuar një varr. Të tjerët? Duhet të presin sa qeveria të hapë qesen për të blerë varret e reja.Prej disa kohësh Bashkia tha se 2 varrezat publike të qytetit janë të mbylluar dhe për këtë fajësoi qeverinë, se përmes bllokimit të buxhetit ka bërë që të mos nisin shpronësimet për një hapësirë për varre.