Surprise Me!

Kukës, vdes 15-vjeçari, u godit nga rrufeja ndërsa po fliste në telefon

2015-09-22 15 Dailymotion

KUKËS ? Një 15-vjeçar ka mbetur i vdekur në vend pasi është goditur nga rrufeja. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Përbreg në Kukës.

Ngjarja është bërë e ditur nga banorët e zonës, të cilët thonë se i riu ka qenë duke komunikuar në telefon, teksa një rrufe e ka goditur duke e lënë të vdekur në vend.

Policia ka shkuar në Përbreg për të sqaruar rrethanat e ngjarjes ku mbeti i vdekur adoleshenti.