http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Legalizimet shihen nga opozita si një problem që as me ndryshimet e reja ligjore nuk do te marrin zgjidhje, madje ato do ta shtojnë kompleksitetin. Ish-ministri i Financave Ridvan Bode, i ka cilësuar si virtuale zgjidhjet e propozuara nga ALUIZNI: Për opozitën legalizim falas nënkupton dhënien falas të tokës. Duke iu përgjigjur Bodes, ministrja e Turizmit dhe Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, e akuzoi atë, se si ish kryefinancier në qeverinë e mëparshme, ka shpërdoruar fondet që do të përdoreshin për kompensimin e ish-pronarëve.