https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>
Surprise Me!

"Vështirë pakti me Vetëvendosjen" - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mes koalicionit opozitar dhe Vetëvendosjes nuk do të ketë marrëveshje para konstituimit të Kuvendit të ri. Këtë fakt e ka pohuar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes me këshillin drejtues të partisë së tij. Para mbajtjes së seancës së parë të Kuvendit të ri, ku do të zgjidhet kryetari, edhe Partia Demokratike e Kosovës ka thërritur këshillin. Pas takimit, duke komentuar rendin e ditës te përcaktuar nga ish-kreu i Kuvendit Jakup Krasiqi, deputeti Memli Krasniqi tha se PDK nuk e njeh atë si autoritet. Siç raportojnë mediat në Prishtinë, gjatë kësaj seance konstiutive te Kuvendit te ri, mund të ketë edhe përplasje mes bllokut opozitar dhe PDK-së, për atë se cilës palë i takon kryetari i Kuvendit.