TIRANË - Përgjigjet e analizave për check-up-in falas janë të garantuara në mënyrë profesionale dhe të zhvilluara sipas standardeve të mjekësisë bashkëkohore. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama dhe ministri Ilir Beqaj gjatë një vizite në një nga laboratorët që ndodhet në Tiranë duke argumentuar. Sipas Ramës investimet që ka barë privati, nuk mund ti bënte dot shteti.
Janë 20 laboratorësh modern, në të gjithë Shqipërinë, të vënë në dispozicion nga Konsorciumi 3P Life Logistic, investim prej 3.2 milion eurosh nga partneri privat. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ishte sot në një prej laboratorëve që ndodhen në Tiranë, ku pa nga afër kushtet dhe procedurat e zhvillimit të analizave, si dhe u takua me stafin mjekësor që shërben aty.
Pajisjet laboratorike me të cilat punohet në këta laboratorë, po ashtu edhe reagentet, janë prodhime të markave Zvicerane ?Roche? dhe Amerikane ?Abbott?, që të dy emra - lider botërorë në fushën e Laboratorëve Diagnostifikues. Laboratori është i Akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DPA), përmes një procesi të kryer nga specialistë të huaj, të njohur dhe me eksperiencë shumëvjeçarë ne Akreditimet e Laboratorëve në Francë dhe në Itali.