Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zbulime të rëndësishme arkeologjike kanë dalë në pah gjatë gërmimeve që po zhvillohen paralelisht në tre pika të qytetit të Durrësit.
Projekti që ka nisur nga zbatimi në vitin 2012 nga Instituti Arkeologjik Shqiptar dhe Universiteti Lyon 2 me financim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, këtë radhë është zhvendosur tek muri i kalasë, termat romake në themelet e pallatit të kulturës dhe në mjediset e jashtëme të mauzoleut të dëshmorëve.
Në termat romake poshtë Pallatit të Kulturës po realizohen sondazhe që synojnë të identifikojnë fazat e ndryshme ndërtimore dhe funksionin e tyre. Aty janë zbuluar struktura që dëshmojnë vazhdimësi kronologjike të rëndësishme për jetën e qytetit antik, si një varrezë e periudhës mesjetare të shekullit 2-3.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/durresi-antik-zbulohet-ndikimi-bizantin-ne-fortifikimin-e-qytetit/