Surprise Me!

Bregu: Ta nisim hapjen nga forumet - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-24 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Teza per demokratizimin e partisë e lancuar nga kryetari i PD Lulzim Basha i ka dhëne mundesi anëtares se kryesisë Majlinda Bregu te perserise apelin e saj per thirrjen e Këshillit Kombëtar, forum i cili nuk është mbledhur asnjëherë përgjatë 2 viteve te fundit. Sipas Bregut, e cila kërkoi mbledhje te Këshillit Kombëtar edhe pas humbjes se zgjedhjeve ne Dibër se bashku me deputetin Eduard Selami, mbledhja e këtij forumi do te ishte pikënisja e duhur per te gjitha strategjitë e PD per zgjedhjet e ardhshme.?Une nuk gjej nje mënyre me te mire se sa per ta nisur ketë proces hapjeje apo demokratizimi nga forumet e Partisë Demokratike. Le te mbledhim Këshillin Kombëtar te Partisë Demokratike, te diskutojmë, te flasim, t?i shqyrtojmë dhe alternativat; Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike është mbledhur vetem ditën e konstituimit ne fakt. Por ne kemi nje mundësi shume te mire sot per te diskutuar problematikat dhe sigurisht edhe ato qe kryetari i Partisë Demokratike ka thëne dje; procesin e hapjes apo te strategjisë per zgjedhjet e ardhshme.?Sipas Bregut hapja e partisë eshte domosdoshmëri per fitoren e betejës se ardhshme elektorale.?Partia Demokratike nuk ka asnjë mision tjetër dhe sot po behet domosdoshmëri edhe me e madhe se sa dje; se thirrja dhe mbledhja rreth vetes e te gjithë elementeve te cilët duan qe te kene vetëm nje strategji te qarte deri ne zgjedhjet e ardhshme, por edhe me tej; ta bëjnë partine demokratike dhe ta rikthejnë si force kryesore politike ne vend. dhe besoj qe ky duhet te jete qellimi per ti bashkuar te gjithë demokratet ata qe jane larguar, ata qe e ndiejnë veten me ne periferi, ata te cilet janë rishtare dhe duan ti bashkohen Partisë Demokratike.?Ideja e hapjes se partisë dhe demokratizimit te saj është nje prej nismave qe gëzojnë mbështetje me te madhe ne kampin opozitar dhe vete Bregun jave me pare ka përmendur edhe emra konkrete si Ilir Rusmali, apo Besnik Mustafaj te cilët duhet te rikthehen ne PD.