http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Humbi jetën për shkak të një konflikti me bashkëshortin. Liliana mund të mos kishte vdekur nëse urdhri i mbrojtjes nuk do të ishte ky që Gjykata e Fierit ka lëshuar për të. Në dokumentin e gjykatës Ferdinand Rukaj, nuk lejohej ta cenonte viktimën fizikisht, psikologjikisht apo edhe t?i afrohej më shumë se dy metra, ndërsa jetonin së bashku me fëmijët në të njëjtën shtëpi. Një gjykim të butë, kështu e ka cilësuar edhe ministri i mirëqenies Klosi këtë urdhër mbrojtjeje. Liljana nuk është e para viktimë që nuk mbrohet nga një urdhër mbrojtjeje, ndaj Klosi e ka cilësuar ngjarje të tilla, që kanë tronditur opinionin publik, një alarm për të punuar më shumë në terren se sa në zyrë. Ministri i mirëqenies sociale tha se duhen ligje dhe dënime më të rënda per ta pasur një shoqëri më pak të dhunshme.