Surprise Me!

Report TV - Ndihmë biznesit, doganat firmosin marrëveshje me Confindustria Albania

2017-06-02 1 Dailymotion

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën e Industrialistëve Italianë në Shqipëri.

Marrëveshja u nënshkrua nga kreu i Administratës Doganore Belinda Ikonomi, dhe Presidenti i Confindustria Albania Donato D'Agostino.

Ikonomi tha se marrëveshja do kontribuojë në lehtësimin e procedurave për bizneset dhe nxitjen e investimeve.

Presidenti i Shoqatës së Industrialistëve Italianë në Shqipëri e përshëndeti marrëveshjen si të parën e këtij lloji me autoritetet shqiptare.

Ai tha se përmes saj do t?i sigurohet mbështetje në cdo aspekt bizneseve të asociuara në shoqatë, si dhe shtim i investimeve nga Italia në drejtim të Shqipërisë.

"Sot po bëjmë në Shqipëri atë që kemi bërë një vit më parë në Itali. Para një viti nënshkruam me administratën italiane një marrëveshje të njëjtë për t'i ardhur në ndihmë bizneseve.