Surprise Me!

Report TV - Kuvajti shkollë turizmi në vendin tonë,Klosi:Mirënjohje për investimet

2017-06-03 1 Dailymotion

25 vite miqësi mes Shqipërisë dhe Kuvajtit, u kurorëzuan sot me një tjetër deklaratë mirënjohje.

Ministri i mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, gjatë pritjes zyrtare të shkëlqesisë Mohammad Nasser Abdullah Al-Jabri, ministër i Vakëfeve, Çështjeve të Kulteve dhe Ministër i Punëve Bashkiake të Kuvajtit, u shpreh se kontributi i qeverisë Kuvajtiane në vendin tonë për më të varfërit është një kontribut që përmirëson edhe paktin social që institucioni qe ai drejton kanë nënshkruar me qytetarët.

Vizita e ministrit kuvajtian vjen në kuadër të 25 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri ? Kuvajt, dhe në kuadër të nisjes së disa projekteve të bashkëpunimit mes dy vendeve.