Surprise Me!

Basha: Nuk ka drejtësi me qeveri të inkriminuar

2017-06-04 0 Dailymotion

Nga çadra e protestës së opozitës kreu i demokratëve Lulzim Basha, ripërsëriti thirrjen se nuk mund të ketë drejtësi me një qeveri të inkriminuar, që sipas tij e ka kthyer vendin në Republikën e drogës e trafikantëve.

?Ti e ke thyer drejtësinë në vegël, për të nxjerrë bandat nga burgu që e ke përditë në zyrë. Darkon e gdhihesh me krimin. Kjo është farsë, s?ka drejtësi me një qeveri të inkriminuar, s?ka drejtësi pa zgjedhje të lira e të ndershme, do ketë drejtësi vetëm nga një qeveri pa lidhje me krimin?

Rasti i Kelment Balilit dhe ai i ish-deputetit Mark Frroku për kreun e opozitës janë dëshmi e lidhjeve të qeverisë me krimin e bandat e narko-trafikut.

Për të treguar se nën qeverisjen e Ramës vendi është mbuluar nga droga protestuesit në mënyrë simbolike hodhën miell përpara godinës së kryeministrisë.

Kreu i demokratëve tha se ?Republika e Re? që do të dalë nga zgjedhjet e lira e të ndershme do të luftojë kultivimin e kanabisit duke garantuar kontrollin e territorit, që sipas tij do të mundësohet nga krijimi i xhandarmërisë./ TV KLAN