Surprise Me!

Ora News - Mësuesja me kancer i ankohet Ramës: Mungon herceptina, Drejtori s'më takon

2018-05-10 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në takimin me qytetarë të Mirditës, kryeministri Edi Rama u përball me ankesën për mungesën e ilaçeve në sherbimin e Onkologjikut në QSUT.

Mësuesja e gjimanazit të Rrëshenit, Valbona Reçi, prej një viti e diagnostikuar me kancer të gjirit, denoncoi mungesën e ilaçit të herceptinës, jetik për jetën e këtyre pacientëve.

Reçi kërkoi ndërhyrjen e kryeministrit Rama për këtë situatë, pasi siç tha ajo në gjendjen e saj janë edhe 130 persona të tjerë në shërbimin e Onkologjikut.

Në përgjigje Rama deklaroi se ky është një ilaç i shtrenjtë dhe mbulimi i plotë i rasteve nuk është ende i mundur.

Megjithatë ai shtoi se po shikohet zgjerimi i hapësirës kohore të parashikimit dhe pagesës së ilaçeve.

Rama: Do ta shtrijmë në më shumë sesa një vit. Nuk mund të financohet njësoj si librat e shkollës.Janë një mall që ka vlerën e jetës së njeriut brenda dhe nuk mund ti nështrohen logjikës së prokurorimeve.

Për situatën reagoi në fb edhe ish-Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili duke e bërë përgjegjës Ramën për këtë situatë.

Sipas tij, fondet që duhet të shkonin për ilaçe u harxhuan për koncesione hajdute.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mesuesja-me-kancer-i-ankohet-rames-mungon-herceptina-drejtori-sme-takon-kryeministri-ilac-i-shtrenjte