Surprise Me!

Report TV - Vau Dejës, gjendet i vetëvaruar në banesë 47-vjeçari, familjarët: Shkak dhuna e policisë

2018-05-28 0 Dailymotion

Një rast vetëvrasje është kthyer në akuza për Policinë e Shtetit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Barbullush të Vaut Dejës ku një 47-vjeçar është raportuar se është vetëvarur në shtëpinë e tij.

Sipas familjarëve shkak për këtë është bërë dhuna e vazhdueshme e Policisë së Shtetit e cila vijon prej 3 ditësh ndaj familjarit të tyre, Ardian Kallami 47 vjeç.

Sipas familjarëve të viktimës, policia e ka shoqëruar të shtunë Ardianin pasi dyshohej se kishte grabitur shtypin e fqinjut të tij. Gjatë kohës që është marrë në pyetje, 47-vjeçari është dhunuar nga policia, ndërkohë që edhe paraditen e kësaj të hëne ai është shoqëruar në polici për t'u marrë në pyetje, por sërish familjarët thonë se Ardin Kallami iu ka thënë se është rrahur nga policia.