Personi që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme tek Komuna e Parisit është 40-vjeçari Hekuran Billa, që rezulton të ketë një biznes të dhënies së makinave me qera. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit ai rezulton të jetë pronar me 100 për qind i subjektit Car Rent Albania, biznes që është regjistruar në janar të këtij viti, ndërsa administrator është një tjetër person.
Por, ndërkohë Billa ka pasur edhe një të shkuar kriminale. Ai ka qenë person me precedentë penalë, pasi në vitin 2008 ka vrarë një person për motive hakmarrjeje. Policia tregohet e rezervuar në dhënien e informacionit, por dyshimet më të forta lidhen me motivin se ky ekzekutim është kryer për hakmarrje.
Në vitin 2006 rezulton të ketë vrarë me armë zjarri shtetasin Prel Marku.Në atë kohë Billa, ishte 28 vjeç, ndërsa viktima, 22. Vendimi i Gjykatës së Anglisë është njohur nga drejtësia shqiptare, dhe për pasojë, biznesmeni me origjinë nga Kukësi është ekstraduar drejt Shqipërisë, në vitin 2015.
E gjithë dosja ndaj tij ka mbërritur në Shqipëri dhe sipas ligjit duhet të ishte një person në qeli, por nuk dihen ende rrethanat se përse ky vendim gjykate nuk është zbatuar.
Vuajtja e dënimit për të dënuarin Hekuran Billa sipas gjykatës duhet të fillonte në 15 nëntor të vitit 2007. Por për arsye të pashpjegueshme, 40-vjeçari ka dalë nga burgu dhe ka vijuar jetën e tij, deri në mbrëmjen e djeshme, ku u ekzekutua me silenciator tek Komuna e Parisit.Gjithashtu, mësohet se Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drogës në tre shtete, Danimarkë, Angli dhe Holandë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PrelMarku#HekuranBilla#TopChannel