Një re gjigante rëre dhe pluhurit nga Saharaja po mbulon Karaibet gjatë rrugës së saj drejt Shteteve të Bashkuara.
Përmasat dhe përqendrimi i grimcave të saj nuk ishin parë prej më shumë se gjysmë shekulli. Cilësia e ajrit në pjesën më të madhe të rajonit mbërriti nivele ?të rrezikshme? rekord dhe autoritetet, që e kanë cilësuar ?Reja Goxillë e pluhurit?, i këshilluan banorët të qëndrojnë brenda dhe të përdorin filtrat e ajrit nëse i kanë.?Ky është eventi më i rëndësishëm i këtij lloji në 50 vitet e fundit,? deklaroi Pablo Méndez Lázaro, specialist i mjedisit në Universitetin e Porto Riko.
Kushtet e krijuara në shumë prej ishujve janë të rrezikshme, dhe kjo situatë krijohet pikërisht në një kohë kur mjaft specialistë të shëndetit janë të shqetësuar për simptomat e frymëmarrjes të lidhura me pandeminë e koronavirusit. Lázaro, i cili po punon me Nasa për të zhvilluar një sistem alarmi lidhur me mbërritjen e pluhurit dhe rërës nga Saharaja, tha që përqendrimi ditët e fundit ka qenë aq i lartë sa mund të ketë efekte të dëmshme edhe tek njerëzit e shëndetshëm. Kushte jashtëzakonisht të rënduara të ajrit dhe dukshmëri e kufizuar u raportuan nga Antigua në Trinidad & Tobago, ndërsa kjo situatë pritet të zgjasë të paktën deri në orët e mbrëmjes.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Karaibe#Sahara#TopChannel