Surprise Me!

Transportuan emigrante te paligjshem, 3 vete ne pranga

2020-07-10 3 Dailymotion

Policia ka arritur të godasë dy raste te tjera të trafikut të paligjshëm të njerëzve. Mësohet se në pranga kanë rënë tre persona, O.B., 32 vjeç nga Tirana, A.M., 27 vjeç nga Maliqi dhe E.G., 27 vjeç nga Kruja.
Të rinjtë nga Tirana dhe nga Maliqi u kapën në venin e quajtur ?Lumi i Vërdovës? në Pogradec. Ata ishin duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin me dy makina, një mjet ?Suzuki? dhe një ?Benz?, në drejtim të Tiranës 5 emigrantë. Dy të rinjtë iu kishin premtuar klandestinëve kalimin drejt vendeve të BE-së.
Ndërkohë 27-vjeçari nga Kruja u kap në unazën e Pogradecit duke transportuar me makinë 9 emigrantë të paligjshëm. Ai i kishte marrë nga 100 euro secilit me premtimin se do t?i kalonte në vendet e BE-së.
Sipas uniformave blu, goditja e këtyre rasteve erdhi si rezultat i vijimit të operacionit policor të koduar ?Perimetri?./tvklan.al

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/