Surprise Me!

Abazoviç: Koalicion pro-europian! Nacionalizmi, produkt i emocioneve 30 vjeçare

2020-12-04 0 Dailymotion

Pas fitores në zgjedhjet në Malin e Zi, Dritan Abazovic konfirmon qëndrimin pro Evropian të koalicionit, ndërsa thotë se destabilitet në vend mund të sjellin vetëm të korruptuarit dhe të përfshirët në krimin e organizuar.


Dritan Abazoviç, kreu i partisë URA në Mal të Zi, pjesë e koalicionit fitues në zgjedhjet e fundit parlamentare që sollën largimin e Millo Gjukanovic, thotë për Top Channel se po punohet për krijimin e një qeverie më efikase dhe se qëndrimi i koalicionit mbetet pro Evropian.

?Në rajon dhe në Mal të Zi ka ende njerëz që kanë pak ekstremitet dhe nacionalizëm por ajo nuk është diçka eminente për mua personalisht apo për koalicionin që unë përfaqësoj. Nuk ka asnjë problem të ballafaqohesh me presione. Politika serioze duhet të nënkuptojë vendime të rënda. Mali i Zi pas 30 vjetësh ka ardhur te ndryshimi i pushtetit. Vullneti i popullit ishte i qartë dhe ne duhet të gjejmë modalitetet për të krijuar një qeveri më efikase se ç?ka qenë deri më tani. Kushdo që do të respektojë kursin tonë perëndimor dhe pro BE-së do të jetë partneri ynë, kush nuk do ne nuk do të japim përkrahjen atyre forcave. ?

Sipas Abazoviç, destabilitet në Malin e Zi tani mund të sjellin vetëm të korruptuarit dhe të përfshirët në krimin e organizuar, ndërsa theksoi se nacionalizmi është produkt i qeverive të kaluara.

?Sa i takon nacionalizmit, ai është produkt i emocioneve 30 vjeçare që ka krijuar ky regjim. Nuk I ka krijuar Dritan Abazi me 30 vjet. Mali i Zi mund te mbijetoje vetem si një shtet qytetar. Cdokush duhet te gjeje vetveten, ashtu si ne si shqiptare duam te mos diskriminohemi në Mal të Zi, ashtu duan dhe të tjerët. Destabilitet në këtë moment mund të sjellin vetëm njerëzit e lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ata janë sulmuar pas këtyre zgjedhjeve?

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DritanAbazovic#MaliZi#TopChannel