Surprise Me!

Grabiti me dhunë fqinjët në Fier, me kanatjere në gjykatë: S’mbaj mend asgjë, kam qenë i pirë

2020-12-05 1 Dailymotion

#tvora #rtvoranews
Gjykata e Fierit la sot në burg Pajtim Dhanën, i arrestuar dy ditë më parë si autor i vjedhjes me dhunë të çiftit Athina e Vangjel Prifti në fshatin Pishë të Fierit.

Ai mbërriti në gjykatë me furgonin e policisë rreth orës 09:00.

Me pranga në duar e doreza, maskë kundër Covid dhe i veshur me kanatjere ai u shoqërua nga një efektiv policie në ambjentet e brendshme.

Para trupës gjykuese mësohet se ai ka deklaruar se nuk mban mend çfarë ka ndodhur pasi ka qenë i pirë edhe pse nuk i është bërë testi.

Avokati i tij kërkoi vendosjen e masës së sigurisë arrest shtëpie për shkak se Dhana e ka nënën në gjendje të rëndë. Por kjo nuk u mor parasysh nga gjykata, e cila vendosi arrest me burg.

Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale ?Vjedhje me dhunë? dhe ?Mbajtja pa leje e armëve të ftohta?.

Athina e Vangjel Prifti ishin në gjumë kur Pajtim Dhana u shkoi në shtëpi dhe i terrorizoi e grabiti në kërcënimin e kësaj sopatë.

47 vjeçari u fut nga dera kryesore e shtëpisë, pasi theu xhamin.

?Rreth orës 11 na trokitën në derë. Erdhi nga para me një sopatë. Theu xhamin dhe hapi derën.?

Paratë ka qenë fjala e vetme me të cilën i është drejtuar të moshuarve para të cilëve doli i pa maskuar por kërcënues.

?Më mori lekët, unë ia dhashë. Ishte i vetëm. E dëgjoi e gjithë lagja.?

Pasi u mori 30 mijë lekët që çifti Prifti thotë se kishin kursyer për drutë e dimrit 47 vjeçari Pajtim Dhana ishte fshehur në një tjetër shtëpi, aty ku u gjet e arrestua nga Policia.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/xheu-xhamin-me-sepate-dhe-vodhi-ciftin-ne-fier-autori-me-kanatjere-ne-gjykate/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv